Një studim i ri nga University of Nottingham ka zbuluar se pandemia e Covid-19 ka përshpejtuar shëndetin e trurit njerëzor, edhe nëse individi nuk është infektuar.
Studimi i publikuar në Nature Communication tregoi se njerëzit që kaluan pandeminë e Covid-19 shfaqin shenja të moshimit më të shpejtë të trurit sesa ata që janë skanuar para saj.
Ndryshimet janë më të dukshme te individët në moshë dhe te personat që vijnë nga rrethana më të disfavorshme.
Vetëm pjesëmarrësit që ishin infektuar nga Covid-19 midis skanerëve, shfaqën rënie në disa aftësi konjitive si fleksibiliteti mendor dhe shpejtësia e përpunimit.
Kjo mund të tregojë se ndikimi i pandemisë në moshimin e trurit (pa infeksion), mund të mos shkaktojë simptoma. Autorët thonë se efekti mund të jetë i kthyeshëm.
“Ajo që më habiti më shumë ishte se edhe personat që s’kishin kaluar Covid shfaqën ritme të dallueshme të mohimit të trurit.
Kjo tregon sesa përjetimi i vetë pandemisë, nga izolimi te pasiguria, ka ndikuar te shëndeti i trurit tonë”,tha udhëheqësja e studimit, Ali-Reza Mohammadi-Nejad.
Ekipi vëzhgoi skanerët e trurit të 1000 individëve të rritur.
Disa pjesëmarrës kishin kryer skanerë para dhe pas pandemisë, të tjerë vetëm para saj. Studiuesit vlerësuan “moshën e trurit” të secilit, pra sesa vjeç ishte truri i tyre krahasuar me moshën e individëve.
“Ky studim na kujton se shëndeti i trurit nuk varet vetëm nga sëmundja, por nga mjedisi i përditshmërisë. Pandemia tendosi jetët e njerëzve, sidomos atyre që përballen me disavantazhe.
Ne ende s’mund ta testojmë nëse ndryshimet që pamë mund të kthehen, por është e mundur dhe ky është një mendim inkurajues”, tha Dorothee Auer.
Related News
14 Apr, 2025
Rory McIlroy completes astonishing Maste . . .
26 May, 2025
‘It’s going to be like a storm coming’: . . .
27 May, 2025
French Open: Novak Djokovic Begins Quest . . .
15 Jun, 2025
"He Knows That Selectors...": Ex-India S . . .
03 Apr, 2025
I would've been a criminal by now - Olym . . .
18 Apr, 2025
Ex-Ghana international Frimpong Manso of . . .
21 Feb, 2025
Matildas v Japan LIVE updates: Australia . . .
09 Apr, 2025
Sports News | Slumping Max Homa Arrives . . .