TRENDING NEWS
Back to news
14 Mar, 2025
Share:
Hummels dënon Romën, Williams i “fshin” nga Evropa, kualifikohet Lazio
@Source: lexo.al
6 fitore radhazi, mes Serie A dhe Europa League e kishin kthyer Romën në një “makineri” perfekte, por ekipi i Ranierit bie pikërisht atëherë kur nuk duhej, pësuan një humbje 3-1 në shtëpinë e Bilabos duke “lar duart” me Europa League. Suksesi 2-1 në sfidën e parë i jepte një bonus të rëndësishëm ekipit kryeqytetas, por transferta spanjolle u kthye në makth pas vetëm 11-të minutash lojë teksa Hummels ndërhyri në mënyrë të gabuar duke u ndëshkuar drejtpërdrejte me karton të kuq. Nico Williams një nga gjërat e bukura të Spanjës në “Euro2024” u shndërruar në protagonist absolut në këtë takim, fillimisht goditi shtyllën, ndërsa në fundin e pjesës së parë me një goditje të saktë brenda në zonë kaloi Bilbanon në avantazh. Spanjollët përfituan shumë nga epërsia numerike pasi e nisën edhe pjesën e dytë me gol. Roma ishte e pafuqishme për të reaguar, e aq më pak të frenonin Nico Willimas me futbollistin spanjoll që në minutën e 83-të kaloi këdo që i doli përpara duke realizuar një gol shumë të bukur, i dyti personal dhe i treti për Bilbaon. Në shtesë, Roma fitoi një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Paredes, por vetëm kaq, pa mundur të shmangnin këtë eliminim pasi në fazën çerekfinale kalon Bilbao. Në Itali, mediat nuk e pritën mirë këtë eliminim të Romës, pasi Corriere dello Sport bën përgjegjës arbitrin për atë karton të kuq ndaj Hummels, një vendim absolut për të përditshmen italiane. Ndryshe nga Corriere e sheh trajneri Ranieri: “E kuqja e Hummels? Ishte një vendim i qartë dhe i pastër. Ai është një kampion i madh, por këto gjëra ndodhin. Mëkat, pasi ishim të bindur se mund të bënim gjëra të bukura, nuk kam çfarë i them djemve”, u shpreh Ranieri. Bie Roma, por kalon më tej Lazio. Në kryeqytetin italian, në shtëpinë e saj, Lazio vuajti jo pak pasi ishin çekët e Victoria Plzen që kaluan të parët në avantazh me një goditje të bukur nga Sulc. Në minutën e 77-të, Romagnoli me kokë dërgoi topin pak mbi vijën fatale duke realizuar një gol me shumë peshë, pasi në fund i dhuroi Lazio-s kualifikimin për në fazën çerekfinale të Europa League fal suksesit 2-1 në sfidën e parë.
For advertisement: 510-931-9107
Copyright © 2025 Usfijitimes. All Rights Reserved.