Back to news
Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime
@Source: albeu.com
Real Madridi ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit, duke e eliminuar Real Sociedadin në vazhdime me rezultat të përgjithshëm 5-4.
Pas vetëm 16-të minutash lojë, Ander Barrenetxea kaloi mysafirët në epërsi me asistimin e Pablo Marin.
Por, Endrick i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur në minutën e 30-të.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minuat e dytë kishte një dramë të vërtetë.
Në minutën e 72-të, David Alaba realizoi auto-gol, për t’ia kthyer epërsinë Real Sociedadit.
Tetë minuta më vonë, Takefusa Kubo asistoi te Mikel Oyarzabal, për rezultatin 3-1.
Mirëpo për katër minuta, Real Madridit bëri mrekullinë, duke shënuar dy gola.
Fillimisht, Jude Bellingham (82’) shënoi për 3-2 nga një asistim i Vinicius Junior, ndërsa katër minuta më vonë Aurelien Tchouameni i barazoi shifrat në 3-3 me asistimin e Rodrygos.
Mysafirët nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish në epërsi me golin e Oyarzabal (90+3′), për t’ia kthyer epërsinë Sociedadit për 4-3.
Ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa Los Blancos treguan përvojën e tyre.
Real Madridi kaloi në finale falë golit me kokë nga Antonio Rudiger, që shënoi në minutën e 115-të, me asistimin e Arda Guler.
Në finale, Real Madridi do të përballet me fituesin e duelit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. /Telegrafi
Related News
29 Jul, 2025
ENG vs IND 2025: Top 5 Asian openers wit . . .
06 Mar, 2025
CRICKET-REGIONAL-RESULT Women’s Super50 . . .
19 Jul, 2025
"Pretty special life I think we live" - . . .
24 Aug, 2025
Sports News | Afghanistan Unveils Squad . . .
11 Jul, 2025
Ireland 4-day RED ‘extreme risk’ warning . . .
28 Mar, 2025
Rain-affected first round dampens Rory M . . .
15 Apr, 2025
Trump considers pausing auto tariffs
13 Apr, 2025
Jordan Chiles turns up the glamor in gre . . .