TRENDING NEWS
Back to news
03 Jul, 2025
Share:
Vueling nis fluturimet me Shqiperinë/ Aeroporti Ndërkombetar i Tiranës zgjeron listën e linjave të reja
@Source: abcnews.al
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis partneritet të ri me Vueling, një nga kompanitë ajrore më të mëdha në Evropë, me kosto të ulët. Mbrëmjen e 2 korrikut, u realizua fluturimi i parë direkt nga Barcelona në Tiranë. Vueling nisi kështu operimin zyrtar në Shqipëri, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shton në listë një tjetër linjë në tregun shqiptar. “Drejtor Operacional i TIA: Kemi një tjetër kompani ajrore nga Spanja që lidh direkt Shqipërinë. Ka qenë një javë shumë e ngjeshur. U shtua Lisbona, kemi lancuar nisjen e tre destinacioneve të reja në tetor dhe tani Barcelona me Vueling. Kjo tregon që interesi për të ardhur në Tiranë dhe në Shqipëri nuk po bie aspak. Shpresojmë që kjo të sjellë më shumë njerëz nga Spanja në Shqipëri, në bregdetin tonë, por njëkohësisht t’u japë mundësinë shqiptarëve të vizitojnë vende të reja në Evropë dhe më tej. Është me rëndësi të theksojmë që linjat e reja ajrore po vazhdojnë të vijnë dhe pasagjerët duan të vizitojnë Shqipërinë. Ne po u japim këtë mundësi.” Pasagjerët që mbërritën nga Barcelona gjetën një pritje të ngrohtë në Aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. Nisja e këtyre fluturimeve shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit që pritet të ndikojë në rritjen e fluksit të vizitorëve spanjollë. Vitin e kaluar Shqipëria mirëpriti mbi 100 mijë turistë spanjollë. “Fillimi i fluturimeve të drejtpërdrejta nga Barcelona me Vueling është një shembull tjetër i njohjes në rritje ndërkombëtare që po merr Shqipëria si destinacion. Këto lidhje janë thelbësore për forcimin e sektorit tonë të turizmit dhe për të ndarë pasuritë natyrore e kulturore të Shqipërisë me një audiencë më të gjerë europiane”. Pjesë e International Airlines Group (IAG), dhe me Barcelonën si qendër kryesore të operimeve, Vueling ofron një lidhje të gjerë nëpër Europë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Vueling do të operojë katër herë në javë nga Tirana. Ndërkohë, Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës si porta kryesore ajrore në vend që ka shënuar rritjen më të shpejtë në Evripën Juglindore synon shtimin e të tjera linjave të reja. Investimet e vazhdueshme nga Grupi Kastrati kanë sjellë një transformim të rëndësishëm në infrastructure dhe teknologji, duke përmirësuar përvojën e miliona pasagjerëve.
For advertisement: 510-931-9107
Copyright © 2025 Usfijitimes. All Rights Reserved.