Një tjetër ndeshje me fillim makthi, një tjetër përmbysje i çmendur, një pikë e fituar për mënyrën se si kishte shkuar mbrëmja, por dy pikë të tjera të humbura në rrugën drejt një Europe që duket gjithnjë e më e largët.
Kështu mund të përmblidhet Milan-Fiorentina, një ndeshje emblematike e asaj që ka qenë sezoni i kuqezinjve deri tani me ulje e ngritje pa fund. Statistikat flasin vetë: Milani ka pësuar 8 gola në 10 minutat e para të ndeshjes në këtë kampionat, diçka që nuk i kishte ndodhur për gati 80 vite (ishte sezoni 1948/49). Kuqezinjtë u gjendën në dizavtnazh për të pestën ndeshje radhazi (pas Lacios, Leçes, Komos dhe Napolit) dhe arritën të kompensojnë vetëm pjesërisht fillimin shokues.
MERITA DHE GAFA – Në nivel pikësh, ndoshta djemtë e Konseisaos do të kishin merituar diçka më shumë, por hendekët e vazhdueshëm në gjysmën e tyre të fushës vërtetojnë se kësaj skuadre, të paktën në këtë fazë, i mungon totalisht ekuilibri. Milani i parë deri më sot është i aftë për ndeshje të mëdha ofensive, por edhe për gafa të bujshme në prapavijë. Si me Fonsekën, ashtu edhe me Konseisaon, kuqezinjtë janë autorë të momenteve me intensitet të jashtëzakonshëm, por edhe të pauzave herë pas here të pakuptueshme. Një ndërprerje që shumë shpesh ndikoi edhe në performancën e individëve (shih Teo, Leao, Fofana, por edhe Menja), duke na penguar shpesh të gjejmë pika të besueshme referimi përveç Reijndersit dhe Pulisiçit që jo rastësisht janë golashënuesit më të mirë të ekipit.
OBJEKTIVI – Ajo që ndodhi me Musahun, gjithashtu duket se vërteton çorientimin e Konseisaos. Trajneri po përpiqet të gjejë konfirmim në fushë për atë që ndien dhe sheh të realizuar në stërvitje dhe po sheh objektivat sezonalë të largohen, si dhe mundësinë, tashmë gjithnjë e më të largët të konfirmimit në detyrë kur gjithçka të ketë përfunduar. Europa, nga ana tjetër, është kthyer në një mirazh, duke qenë se zona e Ligës së Europës është tani 7 pikë larg dhe zona e Champions 8. Trajnerit portugez ndoshta i duhet të përqendrojë të gjitha energjinë e tij të mbetura në derbin e kthimit të Kupës së Italisë, një trofe që ndoshta nuk do të mjaftojë për të shpëtuar pankinën e tij, por mund të shpëtojë të paktën pjesërisht sezonin e Milanit.
Related News
09 May, 2025
India-UK FTA Seen As Gateway To Trade De . . .
12 May, 2025
NZ cricketers in IPL and PSL return home . . .
15 Mar, 2025
Saturday with Una Healy: I only discover . . .
29 May, 2025
Updated lake view condo at the Cove
15 Apr, 2025
Child prodigy to grand slam winner: The . . .
16 May, 2025
Sports News | James Anderson Ready to L . . .
05 Apr, 2025
CSK coach Stephen Fleming breaks silence . . .
27 Jul, 2025
Trump gets down to business with trade t . . .