Back to news
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një 15 vjeçare
@Source: indeksonline.net
Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit E.I, nën dyshimin se kishte dhunuar një vajzë të mitur 15 vjeçare në veturën e tij.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt thuhet se i pandehuri fillimisht e ka marr të dëmtuarën e mitur në veturën e tij tek parku i qytetit dhe gjatë shëtitjes i ka ofruar substancë narkotike në formë të cigares.
“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim..
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë muajit janar 2025, në kohë të pacaktuar, në një fshat të komunës së Ferizajt, përkatësisht brenda veturës së markës “Golf VI”, i pandehuri e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur e moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e merr të dëmtuarën e mitur në veturën e tij tek parku i qytetit dhe gjatë shëtitjes i ofron substancë narkotike në formë të cigares dhe pasi bindet se e njëjta nuk është plotësisht e vetëdijshme, e shfrytëzon rastin dhe e ndalon veturën kinse për të pushuar dhe i jep përsëri edhe një cigare me marihuanë, ashtu që përkundër kundërshtimit të të miturës, i pandehuri me veprimet e tij të vazhdueshme pa dashjen e saj, dhe me forcë dyshohet se ka kryer akt seksual, me ç` rast e dëmtuara ka pasur frikë, ankth, shqetësim emocional dhe gjendet në një gjendje të vazhdueshme të rënduar psiqike për të cilën e dëmtuar ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj. .
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Related News
27 Mar, 2025
Today's Wordle answer for Thursday, Marc . . .
18 Mar, 2025
Sports News | Rising Stars: The Youngest . . .
28 Mar, 2025
Mumbai Indians Captain Hardik Pandya Spo . . .
25 Mar, 2025
Osaka Expo to highlight women's empowerm . . .
10 Mar, 2025
Germany wants nuclear weapons to boost d . . .
27 Feb, 2025
Ruben Amorim defends Patrick Dorgu after . . .
14 Mar, 2025
Susana Alvarado shares video of her trip . . .
13 Mar, 2025
Humanitarian system at breaking point as . . .