Back to news
“Oferta e shekullit”! Aston Martin i jep në tryezë një rrogë të çmendur, 264 milionë euro për të marrë Max Verstappen
@Source: sportekspres.com
Max Verstappen mund të largohet nga Red Bull dhe të transferohet në Aston Martin në atë që shumë tashmë e quajnë “marrëveshja e shekullit”. Gazeta italiane La Gazzetta dello Sport zbuloi se Aston Martin i ofroi holandezit një shumë të pabesueshme 264 milionë euro për një kontratë trevjeçare.
Oferta mbulon sezonet 2026, 2027 dhe 2028, dhe Aston Martin është e qartë se nuk do të kursehet kur vjen puna për të sjellë kampionin në fuqi. Sipas burimeve, pas kësaj oferte astronomike qëndron fondi i investimeve sovrane të Arabisë Saudite – Fondi i Investimeve Publike (PIF).
PIF tashmë zotëron 20% të kompanisë Aston Martin Lagonda, dhe përmes gjigantit të naftës Aramco është gjithashtu sponsori kryesor i ekipit F1. Nëse Verstappen do ta pranonte këtë ofertë, paga e tij aktuale vjetore prej rreth 50 milionë euro do të shkonte në 88 milionë euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres
Related News
16 Jul, 2025
The Left’s narrative has been ‘completel . . .
24 Apr, 2025
Richard Childress Racing fails to overtu . . .
06 May, 2025
Jamie Carragher explains why Arsenal sho . . .
01 Jun, 2025
Outstanding PSG HUMILIATE Inter Milan to . . .
08 Jul, 2025
Rocket Classic to undergo major schedule . . .
21 Mar, 2025
Amanda Seyfried Turned Down Huge Marvel . . .
20 Aug, 2025
Kevin Costner 'Movie Rape Case' Update: . . .
18 Jun, 2025
Let another great Lions Test team debate . . .