Back to news
Rezultati që askush nuk e priste/ Atalanta befasohet sërish nga Bryzhi, skuadra e Gjimshitit eleminohet me 5 gola nga Champions-i
@Source: sportekspres.com
Klub Bryzhi ishte befasia e madhe e mbrëmjes së sotme. Kur të gjithë prisnin revanshin e Atalantës, në Bergamo ndodhi ajo që më pak parashikohej. Belgët përmbysën planet e Gasperinit që në minutën e 3-të, kur Talbi e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 27 ishte përsëri Talbi ai që shënoi në portën e Atalantës, ndërsa sekondat e fundit të pjesës së parë Jutgla trefishoi rezultatin për Bryzhin.
Gasperini aktivizoi Lukmanin në pjesën e dytë të takimit dhe vetëm pak sekonda pas nisjes së lojës nigeriani e ndali topin në rrjetë. Lukmani pati mundësinë të ngushtonte shifrat në 2-3, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Një gabim që ndoshta do t’i mbetet peng për një kohë të gjatë, pasi ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër. Pavarësisht tentativave të shumta, bergamaskët nuk mundën të shënonin sërish. Atalanta eleminohet kështu nga Liga e Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 2-5. Kjo është hera e dytë në historinë e Klub Bryzhit që kualifikohet mes 16 më të mirëve të Europës./Sport Ekspres
Related News
15 Jun, 2025
Worsley boxer Alfie Middlemiss makes 'de . . .
14 Apr, 2025
Malaysian duo stun home crowd at Badmint . . .
11 Feb, 2025
Stuart Hogg ‘set to be stripped’ of MBE . . .
25 Mar, 2025
Manoj Bharathiraja, son of veteran direc . . .
02 May, 2025
Les pièces automobiles du Canada exempté . . .
24 Jul, 2025
Liverpool sign forward Ekitike from Eint . . .
26 Jun, 2025
Greenlanders revel in 24-hour sunlight t . . .
28 Mar, 2025
I don't remember — Ancelotti denies . . .