Back to news
Vrasja e Gentian Bejtjas/ Dërgohet për gjykim Ilir Beqaraj, largoi vrasësit nga vendi i ngjarjes
@Source: albeu.com
Prokuroria e Tiranës, ka mbyllur hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim Ilir Beqarajn, i cili rezulton si i përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë të Fushë-Krujës me 15 mars të vitit 2024.
Ilir Beqaraj, i cili ka përdorur dhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, është marrë i pandehur për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave”.
Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se Ilir Beqaraj, ka ndihmuar vrasësit duke i larguar nga vendi i ngjarjes, pas atenatit.
“Ky shtetas me veprimet e tij aktive ka mundur të largojë autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen, kjo e dokumentuar edhe nga pamjet filmike të administruara nga prokuroria. Teksa u provua se ky shtetas në kohë të ndryshme me mjetin e tij ka qenë në afërsi të banesës së viktimës.
Nga hetimet rezultoi se në automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegjes së automjetit me të cilin u krye vrasja, është përfituar profil gjenetik i shtetasve, Ilir Beqaraj dhe F.P. të cilët dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja”, – njofton organi i akuzës.
Prokuroria thotë se hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.
Ilir Beqaraj, është arrestuar që në muajin Mars të vitit 2024, i cili u vu në pranga bashkë me Edison Haxhiun, pas analizimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor.
Ai ishte zhvendosur në Tiranë, ku jetonte me qira në një vilë luksoze në Lundër, ku nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur edhe dy pistoleta, njëra me leje dhe tjetra pa leje.
Zhvendosja në kompleksin luksoz, ku qëndrojnë disa nga eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri, kishte bërë që ai të punësonte Edison Haxhiun, me qëllim për të kryer disa punë të familjes, përfshirë dhe transportimin e fëmijëve të Beqaraj në shkollë.
Vrasësit e Gentjan Bejtjas, kanë qenë me një automjet “Range Rover”, ku shofer dyshohet se ka qenë Ilir Beqaraj, dhe pas atentatit e dogjën në fshatin Hasan.
Prej andej ata janë larguar me një automjet “Golf 7”, e cila përdorej nga Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj.
Related News
19 Apr, 2025
Victoria Beckham Celebrates 51st Birthda . . .
06 Apr, 2025
Why isn't Brentford vs Chelsea live on T . . .
19 Mar, 2025
CONMEBOL prez sorry for Tarzan's chimp r . . .
27 Mar, 2025
Rape convict Asaram Bapu’s ashram land a . . .
08 Apr, 2025
UK’s best-selling car is transformed int . . .
06 Mar, 2025
Child dies after being hit by car on rug . . .
21 Mar, 2025
Peyton Manning Invests In...YouTube Golf . . .
08 Apr, 2025
Munster go back to Bordeaux 25 years aft . . .