TRENDING NEWS
Back to news
27 Jun, 2025
Share:
“Tulipanët” e rinj pushtojnë Europën/ Holanda fiton “Euro U19”, mundi në finale 1-0 Spanjën
@Source: abcnews.al
Ishin padyshim dy skuadrat më të mira. Holanda dhe Spanja luajtën një finale shumë të fortë të Kampionatit Europian U19, të cilën në fund e fituan “tulipanët”. Në stadiumin Xhuleshti, në periferi të Bukureshtit, pati futboll të hapur dhe sulmues. Të besuarit e trajnerit Martejn Rëjser ia dolën falë një autogoli në minutën e 62-të shkaktuar nga Raul Himenez Latorre, ndërsa trofeun mund ta meritonin të dyja palët. Holandezët u imponuan me nivelin shumë të lartë fizik dhe mbrojtjen tepër të fortë, përballë talentit dhe shkathtësisë së spanjollëve. Sidomos, ata e rritën ritmin pas pushimit, ndonëse “Furitë e Kuqe” patën gjithashtu raste për të shënuar. Ky ishte titulli I parë në histori për “portokallinjtë”, diçka e habitshme për traditën e futbollit në këtë vend. Spanja, në të kundërt, ishte kampione në fuqi e Europës dhe mbetet rekordmenja e trofeve me 12 të tillë! Vërtet, diçka e jashtëzakonshme. Futbollisti më I mirë I Kampionatit Europian u shpall 19-vjeçari Kes Smit I Holandës, dhe mesfushori pritet të ketë një të ardhme të bukur. Sonte, ndërkaq, pritet finalja e Europianit U19 për femra, mes Francës dhe Spanjës.
For advertisement: 510-931-9107
Copyright © 2025 Usfijitimes. All Rights Reserved.